Irani: SHBA po shkatërron ligjin ndërkombëtar, s’po tregon respekt për sovranitetin e vendeve
Ministria e Jashtme e Iranit iu kundërpërgjigj të martën "Ditës D" të administratës Trump, duke thënë se fushata amerikane në fakt ka të bëjë me ngacmimin global dhe mosrespektimin e sovranitetit të vendeve të tjera. “Kur një ngacmues deklaron se çdo bankë, kompani, port dhe qeveri duhet të zgjedhë midis bindjes ndaj tekave të Uashingtonit dhe përballjes me hakmarrjen amerikane, kjo nuk ka të bëjë më vetëm me Iranin”, shkroi Esmaeil Baqaei, zëdhënësi i ministrisë së jashtme, në X. “Bëhet fjalë për asgjësimin e rregullave më themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së — përkatësisht, respektin për barazinë sovrane dhe vetëvendosjen e të gjitha shteteve”, vazhdoi ai. Baqaei përmendi gjithashtu luftën e rigjallëruar tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kanadanë, duke thënë se ajo...
Burimi:
syri.net