Baçi ironizon Bashkinë Fier: U kujtuan për qytetarët çdo të martë, por kjo ‘mrekulli’ do zgjasë vetëm deri në zgjedhje

Baçi ironizon Bashkinë Fier: U kujtuan për qytetarët çdo të martë, por kjo ‘mrekulli’ do zgjasë vetëm deri në zgjedhje

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka ironizuar nismën e Bashkisë Fier për pritjen e qytetarëve çdo të martë. Në një reagim në rrjetet sociale, Baçi e cilëson nismën si të vonuar dhe ngre akuza se qytetarët e thjeshtë janë neglizhuar prej vitesh. Ai e lidh vendimin me zgjedhjet e ardhshme lokale, duke ironizuar se “mrekullia” e pritjes së qytetarëve do të zgjasë deri në zgjedhje. Reagimi i plotë: Njoftim shumë i ‘rëndësishëm’ i Bashkisë Fier! Bashkia e Fierit, më në fund u kujtua se në Fier, banojnë edhe qytetarë të tjerë, përveç të afërmve dhe familjarëve të administratës së bashkisë dhe patronazhistëve, të kudogjendur, që kanë realizuar detyrën e tyre, të patronazhimit, spiunimit, evidentimit dhe presioneve ndaj bashkëqytetarëve! Tashmë, çdo të martë, dera e bashkisë...