Betejë me zjarret në Dajt, Dibër dhe Librazhd, nuk ka rrezik për banesat! Ministria e Mbrojtjes: Sot 24 vatra, 6 ende aktive

Betejë me zjarret në Dajt, Dibër dhe Librazhd, nuk ka rrezik për banesat! Ministria e Mbrojtjes: Sot 24 vatra, 6 ende aktive

Edhe pse shkon drejt normalizimit, vatrat e zjarrit mbeten me intensitet në numër. Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00 të datës 25 gusht, në vend janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive, ndërsa 5 vatra janë nën mbikëqyrje. “Në operacionet e zhvilluara gjatë ditës janë angazhuar në total 126 forca operacionale dhe 18 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 20 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor”, njoftoi ministria. Fokusi kryesor vijon të jetë në Malin e Dajtit, ku vatrat në lartësitë mbi tunelet e Qafë Mollës mbeten aktive. Në operacion janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, 20 efektivë të FA-së dhe 7 forca të ADZM-së, me mbështetje të fuqishme nga ajri me 1...