Lufta tregtare SHBA- Kanada! Trump ashpërson tonet pas përshkallëzimit të konfliktit, propozon riemërimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

Lufta tregtare SHBA- Kanada! Trump ashpërson tonet pas përshkallëzimit të konfliktit, propozon riemërimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

Foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump duket se do e ashpërsojë më tej luftën tregtare me Kanadanë, pas dështimit të negociatave tregtare midis dy vendeve. Përmes një postimi në rrjetin social “Truth”, Trump ka njoftuar se ka për qëllim për të ndryshuar emrin e Liqenit Ontario në Liqen Amerika. Sipas tij, Uashingtoni nuk pret më negociata tregtare me provincën kanadeze të Ontarios. “Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë seriozisht ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqeni Amerika, duke pasur parasysh se nuk presim më të kemi shumë marrëdhënie biznesi me Ontarion. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP.”- shkruan ai në postim. Pas kësaj, presidenti i SHBA-ve publikoi edhe një foto të një harte ku shfaqej ndryshimi i...