Akuzohet për spiunazh me Serbinë, Prokuroria merr të pandehur analistin Fatmir Sheholli! Zbulohet plani “Top Secret” në telefonin e tij
Fatmir Sheholli KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj analistit Fatmir Sheholli, duke e akuzuar për spiunazh në favor të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe për shantazh. Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se është rekrutuar nga BIA dhe se gjatë bashkëpunimit me zyrtarë të këtij shërbimi ka mbledhur informacione dhe dokumente që lidhen me institucionet e Kosovës, zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë. Prokuroria pretendon se këto të dhëna u janë përcjellë zyrtarëve të shërbimit sekret serb përmes komunikimeve telefonike. Në dosjen e Prokurorisë përmendet edhe një dokument i klasifikuar “Top Secret”, i cili, sipas pretendimeve të organit të akuzës, është gjetur në telefonin e Shehollit. Dokumenti dyshohet se përmban një plan që lidhet me rikthimin e Kosovës nën kontrollin...
Burimi:
zeri.ai