KFOR heq dorë nga Ura e Ibrit: Çështja i takon Kosovës dhe Bashkimit Europian
Forca e Kosovës, KFOR, është shprehur se nuk ka kompetencat e duhura për të vendosur nëse Ura e Ibrit në Mitrovicë do të hapet apo jo. Ka qenë admirali George Wikoff, komandant i Komandës së Përbashkët Aleate në Napoli, ai që ka bërë me dije se vendimet për praninë e KFOR-it në urë bazohen në vlerësimin e situatës së sigurisë. “KFOR-i nuk ka mandat të përcaktojë nëse ura duhet të hapet apo jo. Këtë duhet ta përcaktojnë BE-ja dhe institucionet përkatëse në Kosovë, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”, është shprehur WQikoff. Po ashtu, KFOR-i ka njoftuar se prania e përhershme në Urën e Ibrit do të ndryshojë gradualisht, si pjesë e procesit të optimizimit të misionit, ndërsa pjesëtarët e...
Burimi:
ntv.al