Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me malarie, një humb jetën

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me malarie, një humb jetën

Gjashtë punonjës të aeroportit të Frankfurtit janë infektuar me malarie pas pickimit nga mushkonja, ndërsa një prej tyre ka humbur jetën nga kjo sëmundje potencialisht vdekjeprurëse. Lajmi është konfirmuar nga kompania Fraport, operatori i aeroportit, ndërsa pesë punonjësit e tjerë ndodhen nën trajtim mjekësor. Rastet e para u raportuan në mesin e korrikut dhe dyshohet se infektimi mund të jetë shkaktuar nga një ose disa mushkonja të infektuara që kanë mbërritur në aeroport si “pasagjerë të paligjshëm” në hapësirat e ngarkesave të një avioni. Sipas Institutit Robert Koch, infektimi mund të ketë ndodhur mes datave 4 dhe 6 korrik. Fraport ka informuar të gjithë punonjësit dhe u ka kërkuar që në rast shfaqjeje të simptomave të konsultohen menjëherë me mjekun dhe të bëjnë me dije...