Tentoi të vrasë “Guccin” e TikTok-ut, arrestohet 35-vjeçari (Emri)
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit kanë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat Bledar Çunin, 35 vjeç, i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” ndaj Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si “Guçi”. Çuni dyshohet se është një prej autorëve të një ngjarjeje të ndodhur në dhjetor 2025 në Durrës, ku Fabion Kuçi u dhunua dhe u plagos me armë zjarri. Në këtë ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë edhe Fabjan Brahja dhe një person me inicialet L.B. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kriminale e Durrësit dhe ajo e Beratit, Çuni ndodhej në një lokal në Berat, ku kishte marrë pjesë në një festë familjare me rastin e përcaktimit të gjinisë së fëmijës së tij. Pas...
Burimi:
ntv.al