KLSH evidenton mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhet, 97% e dëmit vjen nga prokurimet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar rreth 314.9 milionë lekë, ose mbi 3.2 milionë euro, efekte negative në buxhetin e shtetit nga auditimet e përfunduara gjatë periudhës janar-prill 2026. Sipas Buletinit Statistikor të KLSH-së, 84.3 milionë lekë janë klasifikuar si dëm ekonomik, ndërsa 230.5 milionë lekë si menaxhim joefektiv i fondeve. Problematikat lidhen kryesisht me prokurimet publike, zbatimin e kontratave, administrimin e të ardhurave, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe shpenzimet për paga e operacione. Për këto gjetje janë dhënë 58 rekomandime, të cilat rezultojnë të pranuara nga subjektet e audituara. Rreth 81.4 milionë lekë, ose 97% e dëmit ekonomik, lidhen me shkelje në procedurat e prokurimit dhe zbatimin e punimeve e kontratave. KLSH ka konstatuar, ndër të tjera, likuidime për punime të pakryera, mospërllogaritje...
Burimi:
gijotina.com