Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria në Shqipëri. Ata mbërritën në Tiranë pak pas mesnatës së 26 gushtit, pas një operacioni të realizuar përmes koordinimit mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike e konsullore dhe autoriteteve të vendeve të përfshira. Pas kthimit në vend, pesë shtetasit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Në vijim, institucionet përgjegjëse do të kujdesen për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë. Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona...