EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi përfundimin me sukses të një tjetër operacioni riatdhesimi nga Siria. Më 26 gusht 2026, në Shqipëri u kthyen vullnetarisht pesë shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë, pas një procesi të koordinuar mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe autoriteteve të vendeve të përfshira. Burime për A2CNN bëjnë me dije se 5 të riadhesuarit nga Siria janë gjyshja Hajrie Taushani bashkë me nipin 9 vjeç, i cili ka lindur në Siri. Gruaja tjetër është Myrvete Dibra. Ndërkohë që dy të tjerët janë vajza të moshave 17 dhe 9 vjeç.
Burimi:
javanews.al