EMRI/ I dënuar për grup kriminal me ish-drejtoreshën e Kadastrës, ndërron jetë në burg 58-vjeçari

EMRI/ I dënuar për grup kriminal me ish-drejtoreshën e Kadastrës, ndërron jetë në burg 58-vjeçari

Ka humbur jetën në burgun e Fierit në rrethana të paqarta i dënuari Ardjan Malasi, i datëlindjes 05.04.1968, lindur në Ballsh dhe banues në Ballsh. Paraprakisht dyshohet se i dënuari, ka ndërruar jetë për shkak të hemoragjisë cerebrale. Ky i fundit mbahet nën arrest që prej 26 tetorit 2023, teksa GJKKO e ka dënuar  me 8-vite burg (Siguri e lartë), për kryerjen e veprave penale "Pastrim i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në formën e bashkepunimit të veçantë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i Strukturuar kriminal'. Vendimi ka marre formë të prerë më datë 01.06.2026. Malasit i kishin mbetur për të kryer edhe 3 vite burg. Kujtojmë që SPAK dergoi për gjykim dosjen për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi...