Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur ishte në burgjet serbe, Shaholli: “Leptiri-n” ia çova një mikut tim në SHISH
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli për dy vepra penale, “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Në aktakuzë, tregohet se në telefonin e të akuzuarit Sheholli është gjetur një dokument i emërtuar “Leptiri”, i cili ishte përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitin 2001 dhe i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e tashmë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Me anë të atij materiali, synohej ushtrimi i presionit ndaj Kurtit për bashkëpunim me RDB-në. “Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar ‘Leptiri’, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura...
Burimi:
vizionplus.tv