Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se të gjitha minat detare janë shpërthyer ose hequr nga ujërat ndërkombëtare të ngushticës së Hormuzit, ndërsa paralajmëroi Iranin se çdo anije apo mjet lundrues që do të vendosë mina të reja do të shkatërrohet. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump tha se Shtetet e Bashkuara, përmes Forcës Hapësinore amerikane, po monitorojnë “çdo centimetër katror” të ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme ujore për furnizimin global me energji. “Politika e tolerancës zero ndaj vendosjes së minave është në fuqi të plotë”, shkroi Trump, duke shtuar se Irani është informuar për pasojat në rast të vendosjes së minave të reja. SHBA-ja dhe Irani nuk kanë kryer sulme ajrore ndaj forcave ushtarake të...
Burimi:
vizionplus.tv