Në kërkim për vrasjen e dy personave, arrestohet vëllai i Florin Mhillajt
Në kuadër të operacionit policor “Unaza”, është arrestuar Arben Mhillaj, i cili rezulton të jetë vëllai i Florin Mhillajt, 36 vjeç, person i shpallur në kërkim nga autoritetet. Sipas verifikimeve të policisë, Florin Mhillaj dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 26 prill 2026, në aksin “Balldren-Torovicë”, ku dyshohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy personave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi i policisë: Në kuadër të operacionit policor “Unaza”, u arrestua shtetasi Arben Mhillaj. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi i arrestuar, Arben Mhillaj, është vëllai i shtetasit në kërkim Florin Mhillaj, 36 vjeç, i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë...
Burimi:
syri.net