Bylykbashi: Agasi ishte kryekoordinatori i krimit zgjedhor në Durrës

Bylykbashi: Agasi ishte kryekoordinatori i krimit zgjedhor në Durrës

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas arrestimit të Ergys Agasit. “Në Parlament e kam quajtur “zëvendëskryeministrin për krimin e organizuar”, përkrah “zëvendëskryeministres për korrupsionin e organizuar””. “Skena e djeshme e arrestimit është akti shumë i vonuar i një fundi të ditur:, shkruan deputeti i PD. Postimi: Ergys Agasi duhet hetuar e dënuar për pothuajse të gjitha veprat e pjesës së Kodit Penal për krimet zgjedhore. Në Durrës, ai ishte kryekoordinatori i krimit zgjedhor që patëm përballë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe, nëse krimi dhe shteti nuk do të ishin një trup i vetëm, opozita nuk do të ruante thjesht rezultatin e vitit 2021, por do të merrte 7-8 mandate. Akuza për të...