Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort
Hetuesit kanë përfunduar edhe këqyrjen dhe ekspertimin mjeko-ligjor e forenzik për krimin e rëndë në familjen shqiptare në Rodopi të Kretës, Greqi, ditën e djeshme. Esma Meço, 44 vjeçe u godit me thikë në qafë për vdekje nga bashkëshorti i saj Bujar Meço, me precedentë të mëparshëm. Krimi ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit që ishte pothuajse në proces ndarjeje dhe kishte konflikte. Gruaja ishte kthyer në banesë për ditëlindjen e 16-të të së bijës, që u kthye në mort. Ekspertët zbuluan se vetëm një goditje në qafë i ka shkaktuar vdekjen shqiptares. Djali 19-vjeçar i viktimës u përpoq t’i jepte ndihmën e parë duke e çuar me urgjencë në spital, por për fat të keq 44-vjeçarja nuk mbijetoi. Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, nuk u...
Burimi:
javanews.al