Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

Një situatë e vështirë është regjistruar gjatë natës në disa zona të Qarkut të Gjirokastrës, ku vatrat e zjarrit janë shfaqur në territorin e Memaliajt, Tepelenës, Gjirokastrës dhe zonave përreth. Përmes një reagimi publik, ministrja e Arsimit dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se situata ka qenë veçanërisht e vështirë në disa prej vatrave, ku flakët kanë marrë përmasa të mëdha. “Shumë e vështirë ishte situata sonte në Qarkun e Gjirokastrës, nga fshati Çërril në Memaliaj, në Dragot në Tepelenë ku zjarri mori përmasa shumë të mëdha, nga Ballabani e deri në Labovën e Madhe në Gjirokastër e së fundi në fushën e Lazaratit”, shkruan Kumbaro. Përballë situatës, strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit...