Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar krijimin e një Akademie Kombëtare të Hapësirës në Shtetet e Bashkuara. Trump tha se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të nisur procesin e ngritjes së institucionit të ri, gjatë një ceremonie në Houston të Teksasit. Akademia pritet të plotësojë Forcën Hapësinore të SHBA-së dhe të përgatisë profesionistë që synojnë një karrierë në fushën e hapësirës. Presidenti amerikan deklaroi se projekti është një hap i rëndësishëm për ambiciet e reja të Uashingtonit në këtë sektor, ndërsa vendndodhja e akademisë pritet të përcaktohet së shpejti. Njoftimi u bë gjatë ceremonisë ku Trump nderoi ekuipazhin e misionit Artemis II të NASA-s, që fluturoi pranë Hënës në muajin prill. Presidenti amerikan foli edhe për lëshimin e pritshëm të teleskopit hapësinor Roman,...
Burimi:
javanews.al