Rëndohet bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, rreth 600 të vdekur dhe 2 mijë të zhdukur! BE akordon 2 mln euro ndihmë

Rëndohet bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, rreth 600 të vdekur dhe 2 mijë të zhdukur! BE akordon 2 mln euro ndihmë

Rëndohet bilanci i viktimave nga rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytjet që goditën Nepalin dhe Tibetin, duke u rritur në të paktën 584 të vdekur. Sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive në Nepal, 579 persona kanë humbur jetën në territorin nepalez, ndërsa autoritetet kineze kanë konfirmuar edhe pesë viktima në Tibet. Situata mbetet kritike, pasi 1,924 persona rezultojnë ende të zhdukur në Nepal. Mes tyre dyshohet se ndodhen edhe qindra turistë dhe pelegrinë të huaj, të cilët ndodheshin në zonat e prekura nga fatkeqësia. Ekipet e shpëtimit në të dyja anët e kufirit vijojnë operacionet, duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja dhe masat e dheut. Mijëra efektivë janë angazhuar në terren, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve të tjera ende nuk ka kaluar....