Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Autoritetet portuale shqiptare refuzuan hyrjen e cisternës “Hanuman”, pasi anija ishte identifikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase si pjesë e “flotës hije” që transporton produkte ruse të naftës. Një anije-cisternë me flamur të Sierra Leones nuk u lejua të enjten të ankorohej në radën e Portit të Durrësit, pasi autoritetet shqiptare e identifikuan atë si pjesë të të ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkja, i tha BIRN se cisterna “Hanuman”, me numër IMO 9295048, ishte identifikuar nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës, GUR, dhe shërbimet partnere si pjesë e “shadow fleet” – një rrjet anijesh të lidhura me transportin e naftës ruse nën regjimin e sanksioneve perëndimore. Sipas Allkjes, Kapiteneria e njoftoi anijen për ndalimin ndërsa ajo ndodhej rreth 12 milje larg...