Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

Zbardhen dokumentet që u bënë shkak për debatet e forta një ditë më parë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pikërisht në mbledhjen ku pritej të niste shqyrtimi i pesë kandidaturave në garë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Në qendër të përplasjes ishte kërkesa e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, nga shqyrtimi dhe votimi i kandidaturës së tij. Pas kërkesës së Pjetërnikajt qëndron një histori e nisur në vitin 2018, gjatë kohës kur ai drejtonte Prokurorinë e Shkodrës dhe urdhëroi verifikimin e dosjeve në arkivën e institucionit, proces që çoi në regjistrimin e procedimeve penale dhe, më pas, në hetimin edhe të pretendimeve për falsifikim të akteve procedurale nga prokurori i atëhershëm Vatë Staka. Dokumentet e siguruara nga...