Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori shqiptar do të mbajë fanellën me numrin 23

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori shqiptar do të mbajë fanellën me numrin 23

Kristjan Asllani është prezantuar nga Al Jazira, duke u bërë lojtari më i ri i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Transferimi vjen pas disa ditësh negociatash mes Al Jaziras dhe Interit. Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë pritet të aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit. Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera. Tashmë gjithçka është zyrtare dhe Asllani do të mbajë fanellën me numrin 23 te Al Jazira. Asllani u bashkohet disa lojtarëve të Kombëtares në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se aty luajnë edhe Berat Gjimshiti, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.