Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës: Komunikim më i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për qytetarët
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit, ku në fokus ishte forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në territor. Përmes prefektëve, të cilët përfaqësojnë një hallkë të rëndësishme të shtetit në territor, ministri përcolli porositë e Kryeministrit për një komunikim sa më profesional, korrekt, të besueshëm dhe të shpejtë me qytetarët. Lamallari theksoi se çdo ditë shumë qytetarë i drejtohen institucionit të Prefektit për shërbime të ndryshme, për informacion apo për të kërkuar zgjidhje për problematika që prekin jetën e tyre. Për këtë arsye, çdo kërkesë dhe shqetësim duhet të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur. “Çdo shqetësim apo kërkesë për informacion i qytetarëve meriton vëmendje dhe ne kemi detyrimin të...
Burimi:
javanews.al