Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë
Kryeministri polak thotë se Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të konfliktit, jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë rajonin. Paralajmërimi vjen ndërsa Rusia intensifikon sulmet dhe një goditje në Bucha ka lënë të paktën 27 të vdekur. Sinjalet që vijnë nga Rusia në prag të dimrit po shtojnë shqetësimin për një përshkallëzim të ri të luftës në Ukrainë, me kryeministrin polak Donald Tusk që paralajmëron se muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë jo vetëm për Kievin, por për sigurinë e të gjithë rajonit. Sipas Tusk, shtatë deri në tetë muajt e ardhshëm mund të jenë një periudhë kritike, pasi Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një përshkallëzim të ri, si në luftën kundër Ukrainës, ashtu edhe më gjerë...
Burimi:
javanews.al