Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, mbyllet hetimi për 66 persona! Emrat e shqiptarëve
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Leçe ka mbyllur hetimet ndaj 66 personave, të dyshuar për përfshirje në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës nga Shqipëria dhe në disa raste, nga Kalabria drejt zonave të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Salento. Hetimi, lidhet me operacionin e koduar “Whisper”, i cili më 10 korrik çoi në ekzekutimin e një mase sigurie ndaj 23 personave. Bëhet fjalë për 106 episode të dyshuara kriminale, pjesa më e madhe e të cilave lidhen me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës. Sipas akuzës, droga nisej nga Shqipëria, kalonte nëpër vende të ndryshme, përfshirë edhe vendet e Europës Veriore, dhe më pas transportohej me rrugë tokësore drejt Italisë. Qyteti i Ories dyshohet se kishte marrë një rol të...
Burimi:
syri.net