Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 5 anëtarët e familjes, 3 prej tyre më rëndë
Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj në qytetin e Lezhës. Nga informacionet e para dyshohet se ka persona të lënduar. Policia dhe 2 autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje. Momentalisht dyshohet për 5 persona të plagosur pjesëtarë të një familjeje. Syri sjell pamjet nga vendi i ngjares, ku ndodhen forca të shumta policie.
Burimi:
syri.net