Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit, në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit, në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës. Dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe. Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa David Deda, elektricist ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor, nën drejtimin...