Socialistët në Gjirokastër “lidhin besë”, Kumbaro: Kur bën shumë punë, ka rrezik të gabosh (VIDEO)

Socialistët në Gjirokastër “lidhin besë”, Kumbaro: Kur bën shumë punë, ka rrezik të gabosh (VIDEO)

Një ditë me diskutime politike është zhvilluar në qarkun e Gjirokastrës, ku deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste kanë diskutuar për angazhimet dhe punën që i pret në sezonin e ri politik. Drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Gjirokastrës, njëkohësisht ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro, thekson se fokusi kryesor do të jetë forcimi i pranisë në territor dhe një komunikim më i drejtpërdrejtë me qytetarët, në çdo bashki dhe komunitet. Sipas Kumbaros, objektivi është që përfaqësuesit politikë të jenë çdo ditë më pranë njerëzve, duke dëgjuar më mirë problematikat e tyre, duke reaguar në kohë dhe duke mbajtur përgjegjësi për angazhimet e marra. “Prania besnike” në territor, nga Memaliaj në Dropull, nga Këlcyra në Tepelenë, nga Përmeti në Libohovë e Gjirokastër, do të jetë...