Shtatori nis me temperatura përvëluese, termometri pritet të shkojë deri në 42°C

Shtatori nis me temperatura përvëluese, termometri pritet të shkojë deri në 42°C

Vera duket se do të zgjasë edhe në ditët e para të shtatorit, me temperatura të larta që pritet të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme. Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, dha parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, fundjava do të karakterizohet kryesisht nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime. Në veri të vendit do të ketë vranësira, të cilat në orët e mesditës mund të shoqërohen me reshje lokale me intensitet të ulët. Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit jugperëndimor mund të arrijë deri në 15 m/s. Temperaturat do të mbeten të larta, duke variuar nga 25 deri...