Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Shpërthimi i një bombole gazi në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj të Lezhës ka shkaktuar plagosjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në një moment kur familjarët ndodheshin së bashku. Në rrethana ende të paqarta, bombola e gazit ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në banesën dykatëshe. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit, pjesa më e madhe e familjarëve ndodheshin në oborr, ndërsa gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ambulanca dhe Policia, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Të gjashtë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej...
Burimi:
vizionplus.tv