Dostojevski dhe mendimet që vazhdojnë të flasin edhe sot

Dostojevski dhe mendimet që vazhdojnë të flasin edhe sot

Fjodor Dostojevski mbetet një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore, një shkrimtar që depërtoi thellë në psikologjinë njerëzore dhe në dilemat që shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës. Veprat e tij nuk flasin vetëm për Rusinë e shekullit XIX, por për frikën, dashurinë, fajin, vuajtjen, besimin, lirinë dhe kërkimin e kuptimit, tema që vazhdojnë të jenë po aq të pranishme edhe në botën e sotme. Idetë e Dostojevskit kanë ndikuar fuqishëm në modernizmin letrar, ekzistencializmin, psikologjinë, teologjinë dhe kritikën letrare. Shkrimtari njihet edhe për aftësinë e tij për të parashikuar disa prej zhvillimeve shoqërore dhe politike që do të trazonin Rusinë në dekadat pas vdekjes së tij. Emri i tij lidhet veçanërisht me Shënime nga nëntoka dhe me romanet Krimi dhe Ndëshkimi, Idioti, Demonët...