Ingrid Bergman, ylli i madh i kinemasë botërore

Ingrid Bergman, ylli i madh i kinemasë botërore

Më 29 gusht 1915 lindi në Suedi aktorja e njohur Ingrid Bergman, një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë amerikane dhe evropiane. Ajo u bë e famshme për talentin, bukurinë dhe interpretimet e saj në disa prej filmave më të njohur të shekullit XX. Bergman e nisi karrierën në kinemanë suedeze, përpara se të shkonte në Shtetet e Bashkuara. Roli i saj në filmin Intermezzo në vitin 1939 i hapi rrugën drejt Hollywood-it. Ajo u shqua për një stil natyral aktrimi dhe shumë shpejt u kthye në një nga aktoret më të kërkuara të kohës. Një nga rolet që e bëri të paharrueshme ishte ai i Ilsa Lund në filmin Casablanca (1942), ku luajti përkrah Humphrey Bogart. Ajo interpretoi gjithashtu në filma të njohur...