Kur heshtin pyjet, ndryshon edhe tingulli i festivaleve
Ndryshimet klimatike po prekin gjithnjë e më shumë festivalet muzikore në Evropë. Zjarret, temperaturat ekstreme dhe reshjet e rrëmbyeshme po i detyrojnë organizatorët të përballen me rreziqe të reja, ndërsa festivalet e vogla dhe të mesme janë ato që e ndiejnë më fort barrën ekonomike. Një nga shembujt më domethënës vjen nga High Fens, rezervati natyror në kufirin mes Belgjikës dhe Gjermanisë. Në vitin 2019, labeli belg i pavarur Meakusma publikoi albumin The Memory Room, i cili për më shumë se 45 minuta pothuajse nuk përmbante muzikë. Në vend të saj dëgjoheshin era, zogjtë dhe rrjedhja e ujit, të regjistruara gjatë një aktiviteti kushtuar tingujve të natyrës në High Fens. Sot, titulli i albumit tingëllon si një kujtim i largët. Në mes të gushtit, të...
Burimi:
kultplus.com