Protesta e 71-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 71-të të protestës kundër qeverisë së Ramës. Qytetarët, të cilët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, janë nisur në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shoqëruar marshimin me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. “Rama, jepe dorëheqjen” është një prej thirrjeve që përsëritet gjatë marshimit, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit nga detyra. Turma po vijon lëvizjen drejt Kryeministrisë, ndërsa pankartat dhe mesazhet politike shoqërojnë marshimin e protestuesve. Me mbërritjen përpara godinës së Kryeministrisë pritet të zhvillohet protesta, ku do të mbahen fjalime nga organizatorët dhe protestuesit. Protesta e 71-të vijon me të njëjtën kërkesë politike të artikuluar nga qytetarët: dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.
Burimi:
gijotina.com