“Mirënjohje dhe respekt”, Rama mesazh për forcat operacionale: Mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve

“Mirënjohje dhe respekt”, Rama mesazh për forcat operacionale: Mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve

Edi Rama, foto nga zjarri në Krujë TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë sërish lidhur me zjarrin e madh që përfshiu Krujën një natë më parë. Ai falënderoi forcat operacionale për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në terren, duke u shprehur se punuan pa ndërprerje për të shpëtuar jetët e banorëve. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë ka publikuar mesazhin e një banori të Krujës, i cili e falënderon për ndërhyrjen nga ajri dhe angazhimin e qeverisë për shmangien e një tragjedie në qytet. Ndër të tjera, kreu i qeverisë bën me dije se aktualisht është aktive vetëm një vatër e izoluar në majën e Malit të Krujës. “Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri...