Nëna e Ardian Çapjas ndërron jetë, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të dalë nga qelia
I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, ka kërkuar leje për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë. Çapja ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë. Kërkesa e tij është ende në shqyrtim, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe masave të sigurisë që kërkon shoqërimi i tij jashtë burgut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar përfshirjen edhe të Policisë së Shtetit në planin e masave. Nëse kërkesa miratohet, autoritetet duhet të përcaktojnë masat e sigurisë për lëvizjen e Çapjas drejt Elbasanit dhe qëndrimin e tij gjatë ceremonisë. Kush është Ardian Çapja? Ardian Çapja është një prej emrave të njohur në historikun e përplasjeve dhe atentateve...
Burimi:
gijotina.com