Sot dita e 71 e protestës, qytetaret nuk heqin dorë, kërkojnë ndryshim të klasës politike: Rama jep dorëheqjen
Qytetarët pritet të mblidhen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisin marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi fillimisht kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por me kalimin e ditëve ajo ka marrë përmasa më të mëdha dhe është shndërruar në një protestë me kërkesa të qarta politike. Gjatë marshimit dhe tubimit, protestuesit bëjnë thirrje kundër drejtuesve kryesorë të politikës shqiptare, ndërsa një prej sloganeve të përsëritura është “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit shprehen se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit nga detyra.
Burimi:
kohajone.com