Përplasje për emigrantët/ Spanja vendos kontrolle kufitare ndaj udhëtarëve nga Italia

Përplasje për emigrantët/ Spanja vendos kontrolle kufitare ndaj udhëtarëve nga Italia

foto SPANJË- Tensionet mes Spanjës dhe Italisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve kanë marrë një tjetër përmasë. Madridi ka rikthyer kontrollet kufitare për udhëtarët që mbërrijnë nga Italia, përmes linjave ajrore dhe detare. Masa ka hyrë në fuqi dhe do të jetë aktive për një muaj, deri më 7 shtator. Gjatë kësaj periudhe, autoritetet spanjolle do të verifikojnë pasaportat, shtetësinë dhe dokumentet e vizave të personave që hyjnë në territor nga Italia. Vendimi vjen rreth një javë pasi Roma vendosi kontrolle të ngjashme për personat që mbërrijnë nga Spanja. Italia e justifikoi masën me shqetësimet për një lëvizje të mundshme të emigrantëve drejt territorit të saj, pas fluksit të madh në enklavën spanjolle të Ceutës. Madridi e ka kundërshtuar këtë argument, duke e cilësuar...