‘Shteti jep miliona për koncertin, zjarrfikësit rrezikojnë jetën’/ Bajaziti: Një avion me qira nuk mjafton…
Në një kohë kur zjarret kanë përfshirë disa zona të vendit, nënkryetarja e PD, Erisa Bajaziti, ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria është përgatitur për situata të tilla emergjente. Në një intervistë për Syri TV me Armela Ferko, Bajaziti kritikoi mungesën e mjeteve dhe pajisjeve për përballimin e zjarreve, duke vënë në pikëpyetje edhe përdorimin e fondit të emergjencave dhe prioritetet e qeverisë. Intervista në studio: Bajaziti: Kemi premtime për 3 avionë, por ndërkohë është vetëm një avion i cili as nuk është blerë, por është marrë me qira për të siguruar dhe për të mundësuar shuarjen e zjarreve. Por nëse kemi kaq zona në të gjithë Shqipërinë, a mund të mendojë një qytetar i thjeshtë që këto zjarre mund të shuhen vetëm me një...
Burimi:
syri.net