Zv/ministri Qefalia flet për pagat e efektivëve: Rritje 15-20 mijë lekë për policët, sipas kategorive dhe vjetërsisë!

Zv/ministri Qefalia flet për pagat e efektivëve: Rritje 15-20 mijë lekë për policët, sipas kategorive dhe vjetërsisë!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia i ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me buxhetin e shtetit. Ai ka deklaruar se Ministria e Brendshme përfiton një buxhet me rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2026, ku fokusi kryesor do të jetë mbështetja financiare dhe rritja e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit. Sipas Zëvendësministrit, rritja e pagave do të ndahet sipas kategorive, ku pjesa dërrmuese e trupës policore do të përfitojë nga rritja e pagës deri në 20 mijë lekë të reja. “Normalisht jemi në muajin ku diskutohet buxheti. Tashmë ky buxhet ka kaluar nëpër komisionet parlamentare dhe nesër ka verdiktin final në Kuvendin e Shqipërisë. Për t’ju përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes tuaj, ashtu siç në tërësi...