Integrimi në BE, ministri Hoxha takon Marta Kos: Koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate, mbyllje kapitujsh dhe reforma!

Integrimi në BE, ministri Hoxha takon Marta Kos: Koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate, mbyllje kapitujsh dhe reforma!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në fokus të të cilit ishte ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes së negociatave. Gjatë takimit, palët bënë një bilanc të progresit të Shqipërisë pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, shqyrtuan udhërrëfyesin e negociatave dhe diskutuan mbi perspektivën e procesit, si dhe ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real në rrugëtimin e saj evropian, i cili tashmë duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme. “Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të...