Mjedisi dhe sfida e integrimit në BE, 3.2 miliardë lekë buxhet për vitin 2027!
Mjedisi është kapitulli më sfidues në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbrojtja e tij është testi që vendi ende duhet të kalojë. Për të menaxhuar mbetjet, mbrojtur pyjet, administruar cilësinë e ajrit, ujërave apo zhurmave, Ministria e Mjedisit vitin e ardhshëm do të ketë në dispozicion pak më shumë se 3.2 miliardë lekë. Në raport me 2026-n, fondi në dispozicion rritet me rreth 280 milionë lekë. Elda Xhumari, zëvendësministre e Mjedisit, tha për A2CNN: “Buxheti prej 3.23 miliard lekë i ministrisë së Mjedisit mbështet transformimin e infrastrukturës mjedisore, me investime konkrete në menaxhimin e mbetjeve, zonat e mbrojtura dhe rehabilitimin e territoreve. Një nga prioritetet kryesore të buxhetit të vitit 2027 është zhvillimi i infrastrukturës mjedisore, duke kaluar nga ndërhyrjet e pjesshme...
Burimi:
javanews.al