No Image Available

Protestë para zyrave të BE pas dënimit të Thaçit

Iniciativa qytetare “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Çlirim Haziri, tha se kanë dalë për të shprehur kundërshtimin e tyre qytetar e politik ndaj, siç i konsiderojnë ata, standardeve të dyfishta në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë. “Ky aksion i joni nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë përkundrazi është një qëllim në mbrojtje të saj. Ne besojmë se drejtësia nuk mund të jetë selektive, nuk mund të udhëhiqet nga paragjykimet dhe as të zbatohet me standarde të ndryshme varësisht nga kombësia, historia apo përkatësia politike e të akuzuarëve” Haziri ka paralajmëruar organizimin e protestave nëse vazhdon, siç e ka...