No Image Available

Urdhër-arrest për Milan Radoiçiçin, Gjykata e Beogradit i cakton masën ‘arrest me burg’

Milan Radoiçiçin SERBI- Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur lëshimin e një urdhër-arresti për Milan Radoiçiçin ish-nënkryetarin e Listës Serbe pas mosrespektimit të detyrimit për paraqitje periodike në polici. Krahas urdhër- arrestit, ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurisë 'arrest me burg' në kuadër të çështjes që lidhet me sulmin në Banjskë të Kosovës. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata e Lartë në Beograd pasi  Radoiçiç nuk është paraqitur më 15 nëntor në komisariatin e Savski Venacit ku duhej të konfirmonte se ndodhej në adresën e deklaruar. Raportimet e BIRN bëjnë me dije se ai kishte respektuar më parë këtë detyrim, duke u paraqitur në polici më datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Kontakti i fundit me autoritetet ishte regjistruar më 1 nëntor,...