DOKUMENTI – Peter Saraçi zgjidhet kryetar i BA-së të UNISHK, paraardhësi Adrian Leka konteston ligjshmërinë e mbledhjes

DOKUMENTI – Peter Saraçi zgjidhet kryetar i BA-së të UNISHK, paraardhësi Adrian Leka konteston ligjshmërinë e mbledhjes

Me 6 vota pro, Peter Saraçi është zgjedhur kryetar i Bordit të Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Mbledhja e parë e konstituimit të Bordit Administrativ të ri të UNISHK, është zhvilluar në orën 13:00 të kësaj të marte, teksa edhe Ministria e Arsimit emëroi 3 përfaqësuesit e saj në këtë organ pak më herët.Njoftimi për mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Administrimit (BA), është bërë nga rektorja e UNISHK, Blerta Dragusha, e cila ka shpërndarë një mail për anëtarët e BA- së dhe administratorin. ShkodraWeb ka siguruar këtë e-mail dhe mund ta lexoni më poshtë.Siç shihet, njoftimi mban datën 15 nëntor 2026, pak a shumë 48 orë para orarit të nisjes së mbledhjes. Rreth 3 orë e gjysmë para orarit zyrtar të nisjes së...