RAPORTI – Situata e krijuar nga moti në qarkun e Shkodrës, prurjet e përrenjve shkaktojnë dëme…
Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të shiut gjatë orëve të fundit.Në Bashkinë Shkodër, si pasojë e rritjes së prurjeve të përrenjve, është dëmtuar ura në Grykën e Nërshqemit, në fshatin Breg Lumi, Njësia Administrative Shalë.Në Bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa akse rurale. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.Në bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës nuk raportohen problematika.Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 65 mm reshje shiu. Nivelet e lumit Drin dhe të liqenit mbeten nën kuotat e riskut, ndërsa hidrovorët janë funksionalë dhe në gatishmëri.Prefektura e Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me prioritet...
Burimi:
sarandanews.com