Videoja duke “luajtur” me 100 € që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi: Nuk jam unë, kam bërë kallëzim

Videoja duke “luajtur” me 100 € që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi: Nuk jam unë, kam bërë kallëzim

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ka reaguar lidhur me disa pamje që pa qarkullojnë së fundmi në rrjet. Bëjet fjalë për një video ku shfaqet një grua që flet në mënyrë të papërshtatshme, teksa është duke tundur një kartëmonedhë 100 euro në një ambient publik. Përmes një reagimi publik, Kushi mohon të jetë personi që shfaqet në pamjet që po qarkullojnë. Kushi i cilëson aludimet si një përpjekje për manipulimin e identitetit dhe dëmtimin e reputacionit të saj. Deputetja bën me dije se ka paraqitur një kallëzim penal pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve. Reagimi i plotë: Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se personi që shfaqet jam unë. Dua...