No Image Available

485 kg kokainë të fshehura në pleh kimik në Frakull të Fierit, ekstradohet nga Spanja Kevin Margjoni

TIRANË- Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në trafikun e 485 kilogramëve kokainë, të zbuluara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Sipas njoftimit të Policisë, Margjoni akuzohet se ka qenë një ndër financuesit dhe negociatori i trafikimit të kokainws së sekuestruar. GJKKO ka kërkuat ndaj yij masën "arrest me burg" për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Spanja bashkëfinancuesi dhe negociatori i trafikimit të 485 kg kokainë, të sekuestruara në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier. Si rezultat i koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së...