Tjetërsimi i 67 ha tokë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës dhe 3 ish-zyrtarët e tjerë
fredi kokoneshi TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën dhe kërkon dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i akuzuar për "shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim. Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. Gjithashtu, dënimi me 1 vit burg është kërkuar edhe për 3 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie. Konkretisht, SPAK kërkon për 3 të pandehurit e tjerë: Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite; Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite; Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe...
Burimi:
zeri.ai